Dy vëllezërve nga Livoçi i Epërm i Komunës së Gjilanit, Shemsedin dhe Isa Abazi, që humbën jetën nga tërmeti që goditi të martën Shqipërinë, do t’ju jepet lamtumira e fundit sot.
Siç kanë njoftuar familjarët e të ndjerëve, Shemsedin dhe Isa Abazi do të varrosen sot në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.
Përndryshe, është konfirmuar viktima e 40, si pasojë e tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Viktima është femër dhe u gjet në Durrës. Ndërsa mbi 650 janë të lënduar.