DYLON

Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së në përkrahje të autoriteteve shqiptare

Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së në përkrahje të autoriteteve shqiptare
Avatar photo Redaksia

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas një bisede telefonike këtë mëngjes me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK në përkrahje të autoriteteve shqiptare për sanimin e pasojave.

Postimi i presidentit Thaçi:

Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

EkoHigjiena

Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.

Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera. HTH