Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fetnete Ramosaj, e cila ndërroi jetë pasditen e së premtes, do të varroset sot.
Duke filluar nga ora 12:00 do të bëhen homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” , në Deçan, duke vazhduar me mbledhjen komemorative në orën 13:00, po në sallën e këtij pallati.
Varrimi i Ramosajt do të behet në orën 14:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Fetnete Ramosaj ishte aktivist e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë, si dhe pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare.