Për shak të punimeve në rrjetin dhe objektet e sistemit elektroenergjetik të Serbisë, sot e Premte (26 Gusht) do të çkyçen disa zona në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.
Sipas njoftimit të shërbimit për planifikim dhe menaxhim operativ të Distribucionit Elektronergjetik të Serbisë në Vranjë, nga rryma do të çkyçen zona industriale në Bujanoc, fshati Levosojë, Zhuzhelicë, Lilancë, Samolicë dhe Bilaç nga ora 09:30 deri 12:00 të ditës.