Më 13 gusht 2009, Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e parë në një kampionat zyrtare evropian. Kjo kishte ndodhur në Yerevan të Armenisë në kampionatin evropian për grupmoshat U21.
Trajneri Driton Kuka e ka kujtuar me nostalgji 10- vjetorin e kësaj ngjarjeje.
Në profilin e tij në facebook, Kuka ka pyetur miqtë e tij se sa medalje kanë fituar xhudistët dhe xhudistet që ai trajnon në ekipin Ippon.
Ky është postimi i plotë:
“#proudcoach
Sivjet bahen fiks 10 vjet të medaljes së parë në një Kampionat Zyrtar Evropian të ekipit tonë!
Medalja e parë ishte Evropiani U21 në Yerevan Armeni …
Pyetja ime pa modesti për sot është sa medalje në total nga Kampionatet Evropiane,Botërore,Lojërat Olimpike për të rinj,Lojërat Mesdhetare, Lojërat Evropiane dhe Lojërat Olimpike i kanë fituar garuesit e ekipit tim …
Pyetja është për rezultate në U18,U21,U23 dhe të rritur!
Kush ja qëllon ka Shpërblim pajisje sportive mi zgjedh”