Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, sot mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë (kursit bazik, gjenerata e parë 2017),
Ceremonia e certifikimit do të zhvillohet duke filluar nga ora 11:00.
Ceremoninë e certifikimit të rekrutëve nga komunitet jo shumicë të FSK-së nga afër do ta përcjell Komandanti Suprem i FSK-së, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, oficerë, nënoficerë dhe familjarë të rekrutëve dhe të ftuar të tjerë.
Fjalimet gjatë ceremonisë:
1. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi;
2. Ministri i MFSK-së Haki Demolli;
3. Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama;
4. Ambasadori Amerikan ne Kosovë Greg Delawie.