DYLON

Kusari-Lila: Nuk do ta votojmë Qeverinë Haradinaj

Kusari-Lila: Nuk do ta votojmë Qeverinë Haradinaj
Avatar photo Redaksia

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se dy deputetët e kësaj partie nuk do ta mbështesin Qeverinë Haradinaj.

Ajo ka treguar se do të votojnë kundër kësaj Qeverie meqë koalicionin PDK-AAK-Nisma e konsideron jo të denjë për t’i çuar përpara proceset e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kusari-Lila ka thënë se ata deputetë që do t’i ndihmojnë PAN-it për ta formuar Qeverinë do të vendosin njollë në karrierën e tyre politike dhe me këtë votim mund të përshëndeten me jetën e tyre politike.

EkoHigjiena

Kusari-Lila ka theksuar se, edhe nëse PAN-i arrin ta formojë Qeverinë, ajo do të jetë jetëshkurtër. “Nuk kam dyshim se Qeveria e PAN-it do të jetë shumë më jetëshkurtër sesa të tjerat që i kemi pasur deri më tani”, është shprehur Kusari-Lila.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.