Sot zhvillohet ndeshja e dytë e barazhit në Ligën e Parë mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.
Ky është edhe një derbi lokal, pasi dy ekipet vijnë nga Komuna e Kamenicës dhe që të dy synojnë një vend për në Ligën e Parë, por njëri nga to do të bie në Ligën e Dytë të garave në futbollin e Kosovës.
Ndeshja zhvillohet sot në Mitrovicë, në stadiumin “Riza Lushta” nga ora 16:00.
Gjatë javës është përfolur se do të ketë edhe tifoz nga Anamorava që do të ushëtojnë në përkrahje të skuadrave nga Komuna e Kamenicës.