Një super shfaqje vjen të shtunën, më 22 shkurt, me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja “Bretkosa” – prodhim i Teatrit AAB, e autorit kroat Dubravko Mihanovic, me regji nga Burbuqe Berisha dhe asistent Ledri Vula, vjen me një super kastë të aktorëve si Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.
E ndërtuar mbi dramën e kroatit Dubravko Mihanoviç, me të njëjtin titull, por e adaptuar në mënyrë brilante për realitetin kosovarë, rrëfen realitet, ku askush nuk ka durim për të dëgjuar tjetrin dhe komunikimi duket i pamundur, edhe për gjerat që janë më të thjeshta.
Mbi të gjitha shfaqja është e liruar nga monotonia dhe tematika, e që trajton e cila në fakt, siç janë shprehur kritikët dhe krijuesit skenik, shpërfaq nuanca të zhanreve të ndryshme. Komike e tragjike.
Biletat 2 euro. Për studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.