/Teatri i Qytetit – Gjilan /
Sonte, e premte, 10 maj, ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja mysafire “Artisti në tavan” me autor dhe regjisor Agron Gërgurin ku luan artisti Ismet Azemi. Shfaqja prek një dimension të luftës së fundit dhe tragjikën që ajo bart, në një betejë shpirtërore ku aktori artist bën me veten për të dëshmuar kush është dhe ç’të mbetet nga gjithë rrezatimi që emeton duartrokitja, e cila merr si shpërblim për të gjitha ato personazhe që ka ngjallur në skenë, derisa lufta vret.
Për shfaqjen:
Artisti në rrethana lufte, për të shpëtuar, ngjitet në tavanin e shtëpisë. Aty mundohet të organizojë jetën, krijon “miqësi” me miun. Në vetmi dhe frikë, flet me veten duke dialoguar me miun, hënën, biçikletën dhe personazhet e luajtura në skenë duke e shqyrtuar vetveten si njeri dhe si aktor, marrëdhënien me gruan, vajzën, familjen dhe miqtë, personazhet e jetës së tij. Duke eksploruar veten, nxjerr kuptimet e gjëndjes së aktorit dhe hap kutinë e zezë të shpirtit dhe deponon aty mesazhet e tij, shkruan… derisa ushtarët agresorë vijnë në shtëpi.
10 maj, e premte
20:00h
Teatri i Gjilanit
Për rezervime thirrni në 045 222 525