Edicioni i ri në basketbollin kosovar do të hapet sot, me ndeshjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Superkupën e Kosovës në basketboll, ku do të përballen dy skuadrat më të mira të edicionit të kaluar.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Mizair Isma” në Rahovec, duke filluar nga ora 20:30.
Ky njëherësh do të jetë trofeu i parë në sezonin e ri të basketbollit kosovar, andaj pritet që të jetë ndeshje tejet interesante dhe me shumë rivalitet.