Sonte, (21 gusht) me fillim nga ora 19:00, te pjesa e argjendarëve të qytetit në Gjilan, do të jepet performanca “Të fala nga Gjilani” , një vokacion artistik i krijuar për një performancë të hapur ose “open air” e që organizohet në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Mërgatës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
Performanca e aktorëve të teatrit të qytetit është një përmbledhje poezish të teksteve të këngëve të njohura të cilat vijnë parodi përmes recitimit të aktorëve: Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Avni Shkodr adhe Safete Mustafa.
Poezitë e parodizuara përcjellën me muzikë dhe ndërhyrje të qëllimshme nga Diana Toska dhe Ndriqim Bajrami. Për një fllad veror dhe për një konsumim fantastik kulturor iu mirëpresim nesër tek pjesa e argjendarëve, thuhet në fund të njoftimit.
Përndryshe, një aktivitet i tillë është mbajtur edhe vitin e kaluar.