DYLON

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kontributin në arsim dhe kultivimin e dialogut ndërfetar

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kontributin në arsim dhe kultivimin e dialogut ndërfetar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar drejtorin e shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, me rastin e përfundimit të misionit në këtë institucion.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka nderuar me mirënjohje Qerimin për kontributin në udhëheqjen e këtij institucioni, sikurse edhe për bashkëpunimin në kuadër të dialogut ndërfetar në Gjilan.

“Don Dominiku është shembulli i njeriut që suksesin e bartë në institucion dhe komunitet të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në “Don Bosko”, por edhe në komunën e Gjilanit. E falënderoj dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në disa fusha në të mirë të gjilanasve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.