Riza Smaka, ish deputet dhe ekspert juridik, i ka thënë Radio Kosovës se në seancës e parë të këtij legjislacioni janë të hapura shumë mundësi, e një ndër to edhe dështimi i saj.
“Të gjitha mundësitë janë të hapura, ekziston edhe ajo mundësi që nuk do ta dëshironte askush. Do të ishte mirë që të marrin pjesë të gjithë dhe le të bëjnë propozime, ai që i ka numrat i merr edhe votat, le të zgjedhe kryetarin, kryesinë dhe le të funksionojë shteti”ka thënë Smaka.