(2LONLINE) – Lëvizja për integrim dhe zhvillim (LIZ), sipas kryetarit të saj Arianit Sllamniku, ka qenë një projekt i ri i lëvizjes qytetare, që për synim ka pasur zhvillim e sektorëve të ndryshëm përmes mekanizmave të Bashkimit Evropian (BE). Ky projekt politik sipas Sllamnikut është në përputhje me qytetarët dhe tashmë në partneritet me LDK-në këta të fundit do të jenë në gjendje t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve me të gjitha kapacitet që kanë.
“LIZ është projekt politik në skenën lokale dhe ky program politik është kompakt me nevojat e qytetarëve, si i tillë në koalicion me LDK-në ne do t’i përmbushim nevojat e gjilanasve me të gjitha kapacitet profesionale e njerëzore që kemi” tha Sllamniku
Objektivat e Lëvizjes për integrim dhe zhvillim (LIZ) sipas kryetarit të saj janë të parapara me statut, sepse vetë programi politik i saj ka qenë në duar të qytetarëve. Sllamniku më tej shton se ne do të mundohen që t’i realizojnë pikat kryesore që partneriteti lokal me institucionet e BE-së të intensifikohet me qëllim të arritjes së zhvillimit ekonomik, social e demokratik.
Ai gjithashtu ka folur edhe për partneritetin në mes të LIZ-it dhe LDK-së, ku tha se do të jetë partneritet i institucionit qeverisës komunal dhe i qytetarit, partneritet i cili së pari në qeverisjen komunale do të vlerësohet dhe do të merret për bazë për shumë kapacitete profesionale. Sipas tij sot qeverisjes i duhet profesionalizmi dhe rruga nga duhet të prosperojë. Por, lidhja në mes LDK-së dhe kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit sipas Arianit Sllamnikut është fleksibil dhe i kanë të njëjtat parime dhe nëse shkohet në këtë vijë padyshim se në 6 mujorin e parë do të shihet ndryshimi pozitiv në Komunë dhe Rajon.
“Nëse do të shkojnë në këtë vijë, pa dyshim se qeverisja e re në Gjilan do t’i jep rezultatet e saj në 6 mujorin e parë dhe këto do të jenë ndryshime pozitive brenda dhe jashtë Komunës” tha Sllamniku, /Edona Jerliu/