/2L ONLINE/ – Arianit Sllamniku, dikur aktiv në politik, duke qenë edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, e drejtues dege i një subjekti politik, e tani analist i integrimeve evropiane dhe i angazhuar për të kontribut në segmente të sportit, aktualisht si sekretar i Federatës së Peshkatarisë së Kosovës, ka qenë njëri nga emrat që është përmendur në videon e “insajderit” të bisedës së Adem Grabovcit me Zenun Pajazitin, që ka të bëjë me përgjimet nga afera e njohur si afera “Pronto”, në një prononcim për Portalin 2LONLINE, ai ka thënë se i duhet të sqarohet për këtë, pasi kjo ka shqetësuar familjarë e miq që e kanë kontaktuar sot gjatë tërë ditës.
Ja sqarim i plotë i Sllamnikut shnëë për Portalin 2L ONLINE.
Për familjarët, miqtë dhe dashamirët e shumtë që po më kontaktojnë pa ndërpre, në lidhje me shqetësimin që ju ka sjellur emri im i apostrofuar nga afera “Pronto” gjegjësisht biseda ndërmjet z. Grabovci dhe z. Pajaziti, unë në vijim po e jap një sqarim:
1. Asnjëherë nuk kam biseduar dhe as që jam takuar me z. Grabovci, për asnjë çështje, as zyrtare e lëre më private
2. Asnjëherë nuk kam biseduar me z. Zenun Pajazitin për asnjë pozitë dhe për asnjë çështje që ka të bëjë me avancimet dhe favoret nëpër pozita shtetërore
3. Askujt dhe asnjëherë nuk I kam kërkuar favore politike për avancim nëpër pozita shtetërore edhe pse mundësia ka ekzistuar gjithmonë
4. Personalisht nuk kam asnjë marrëveshje të nënshkruar me asnjë parti politike
5. Nuk kam qenë asnjëherë anëtar I subjektit politik PDK
6. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e koalicionit me subjektin politik PDK.
Pse dhe si ka përfunduar emri im në bisedën që lidhet me bordin “Hidromorava” këtë përgjigje mund ta jep vetëm z. Adem Grabovci dhe askush tjetër?!
Varianti i vetëm i artikulimit të emrit tim për pozitën e anëtarit të bordit të “Hidromorava” në Gjilan mbetet vetëm që ka gjasë se e kanë vlerësuar si kuadër profesional në komunën e Gjilanit dhe asnjë variant tjetër, derisa nëse kanë bërë një vlerësim të tillë, unë sinqerisht i falënderojë!
Por unë!!!
#SkumKunkuru…!