Drita, në Gjilan ka mposht 2 Korrikun nga Prishtina me rezultat minimal (1:0), por që kjo fitore ishte shumë e vlefshme, ngase u arrit ndaj një kundërshtari të fortë.
Rezultati për vendas ka mundur të jetë më bindës, por sulmuesit e Dritës u treguan të ngathtë në disa raste tejet të volitshme. Goli i vetëm i ndeshjes është realizuar nga Elhami Alimi.
Me këtë fitore Drita ka tubuar 12 pikë, duke i prijë tabelës së klasifikimit bashkë me Lepecin e Kaçanikut.
Në anën tjetër skuadra tjetër gjilanase, Gjilani ka shënuar fitore në udhëtim, kundër Sharrit në Rahovec. Gjilani me dy golat Liridon Hasanit dhe një të Premton Mujës, ka shënuar fitore me rezultat 3:1.
Kjo ndeshje është zhvilluar në Rahovec, për shkak se fusha e skuadrës mike të Sharrit nga Hani i Elezit, ka qenë e dënuar nga Komisioni disiplinor i FFK-së.
Gjilani bashke më Kosovën e Vushtrrisë dhe Rahovecin kanë tubuar nga 11 pikë, dhe ndajnë pozitat 3, 4 dhe 5.
Ndërsa skuadra e Kaolinit të Karaçevës, këtë javë është mposhtur me rezultat të thellë (3:0), në Lipjan nga Ulpiana.
Kaolini pas kësaj disfate ia ka vështirësuar punët vetes, duke u zhvendosur në pozitën e 13, me vetëm 6 pikë të grumbulluara.
Ndërkaq skuadra e tretë e Gjilanit, Bashkimi, këtë herë ka shënuar fitore kundër Besëlidhjes së Prishtinës me rezultat 2:0.
Kontributin për këtë trepikësh të ri të Bashkimit, e kanë dhenë Fidan Qarolli dhe Eroll Jonuzi./2lonline/