Sot janë zhvilluar tri ndeshje të xhiros së katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase, FC Drita ka barazuar me Dukagjinin me rezultat 2 – 2, ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani ka pësuar humbje ndaj kundërshtarit të fortë siç është Ballkani. Në këtë ballafaqim epilogu i ndeshjes ishte rezultati 2 – 1.
Përndryshe, ndeshja tjetër e ditës së sotme Llapi – Prishtina ka përfunduar pa gola, rikujtojmë se të shtunën Malisheva dhe Liria kanë arkëtuar nga tri pikë pasi kanë fituar nga Feronikeli 74 përkatësisht nga Fushë Kosova. /2LONLINE/
Java 4
Drita – Dukagjini – 2 : 2
Ballkani – Gjilani – 2 : 1
Llapi – Prishtina – 0 : 0
Malisheva – Feronikeli 74 – 4 : 1
Liria – Fushë Kosova – 2 : 1