Skuadra e futbollit, Prishtina, është fituese e Superkupës së Kosovës për edicionin 2019/20, pasi ka shënuar fitore ndaj kampionit në fuqi, skuadrës së Dritës.
Kjo ndeshje u luajt në Antalia të Turqisë dhe rezultati përfundimtar ishte 3:1. Ndeshja u organizua në Antalia, në pajtim të të dyja klubeve, të cilat po qëndrojnë në Turqi për përgatitje para stinorit pranveror.
Golat për Prishtinën i shënuan: Qëndrim Zyba, Besnik Krasniqi dhe Alban Shillova.
Ndërsa golin për gjilanasit bardhë e kaltër e shënoi Kastriot Rexha.
Trofeun, kapitenit të Prishtinës, Lorik Boshnjaku ia dorëzoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi.