Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen shëndetësore të futbollistëve Robert Rrahmani, Edison Kqiku dhe Eldonit Shaqiri, të cilët kanë përfunduar edhe ekzaminimet e fundit mjekësore.
Rrahmani në ndeshjen e fundjavës ndaj Suharekës ’23 ka marrë një goditje dhe për pasojë ka pësuar traumë dhe çarje në mukozë dhe pjesën e jashtme të buzës së poshtme, me ç’rast është dashur intervenimi kirurgjikal duke i vendosur sutura, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Më tej thuhet se gjendja e Rrahmanit është stabile dhe futbollisti pritet të jetë i gatshëm në seancën e radhës stërvitore pas ditëve të dhënë të lira nga stafi teknik.
Kqiku i gatshëm brenda një periudhe dy javore
Kapiteni i skuadrës Edison Kqiku kishte ndjerë një shqetësim në muskulin e këmbës së majtë gjatë seancave stërvitore dhe pas ekzaminimeve të fundit mjekësore është konstatuar se ka pësuar ruptur partiale të muskulit gastrocnemius.
Anësori i krahut të djathtë do jetë jashtë aktivitetit fizik me skuadrën gjatë dy javëve në vijim, ndërkohë që mund të filloj të stërvitet në palestër.
Shaqiri jashtë fushave për kohë të pacaktuar
Eldonit Shaqiri gjithashtu është i hospitalizuar. Gjatë stërvitjeve në javën e shkuar ai ka pësuar një distorsion të nyjes T/C të djathtë dhe është detyruar të izolojë këmbën me gips.
Periudha e rikthimit të tij në aktivitet do të vlerësohet pas kontrolleve të radhës. /2LONLINE/