Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu, edhe zyrtarisht do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore.
“Kiana Kryeziu shkruan historinë me garën e sotme dhe bëhet garuesja e parë femër nga Republika e Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore”, njofton Federata Skitare e Kosovës (FSK).
“Me garën e sotme të FIS që u organizua në Kronplatz të Italisë, Kiana konfirmoi normën Olimpike për të pestën herë dhe kështu arriti të arrijë qëllimin e FSK-së, KOK-ut dhe përfaqësueses sonë e cila tani do të paraqitet në LOD Pekin 2022 me femrën e parë në histori të saj”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/