DYLON

Mehaj: Forcat tona të specializuara janë në nivelin më të lartë të përgatitjes

Mehaj: Forcat tona të specializuara janë në nivelin më të lartë të përgatitjes
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  ka bërë me dije se, pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.

Ja postimi i plotë:

EkoHigjiena

Pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj.

Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.