Skitarja zvicerane, Lara Gut-Behrami i ka dhënë fund pritjes prej dy vjetësh për fitore në Kupën e Botës në skijim alpin.
Gut-Behrami të premten fitoi garën e lëshimit në Crans-Montana të Zvicrës.Gut-Behrami fitoi me kohë 1:27.11 minuta, ndërsa la pas vetes zviceranen tjetër, Corinne Suter që kishte kohë 1:27.91 minuta.
Austriakja Stephanie Venier ishte e treta me kohë 1:28.03 minuta.
Gut-Behrami është gruaja e futbollistit kosovar, Valon Behrami.
Ajo ishte skitarja më e mirë në vitin 2016. Një vit më vonë pësoi lëndim të rëndë të gjurit, ndërsa Mikael Shiffrin ka fituar titullin e përgjithshëm të Kupës së Botës prej atëherë.
Gut-Behrami së fundi kishte shënuar fitore në Kupë të Botës më 21 janar të vitit 2018.