SHBA në finale të Kupës së Botës, thyen rekorde radhazi

SHBA në finale të Kupës së Botës, thyen rekorde radhazi

Ekipi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kaluar në finale të Kupës së Botës për Gra, duke ia shuar ëndrrat Anglisë për arritjen e finales së parë në histori të kombëtares, pasi e mundi 2:1 në një gjysmëfinale dramatike.

Skuadra e Jill Ellis e arriti finalen e Kupës së Botës për të tretën herë radhazi, duke e dëshmuar dominimin e vet në këtë garë sërish. Por, ky edicion i Kupës së Botës ka bërë që ato t’i thyejnë të gjitha rekordet e mundshme.

Që nga fillimi i turneut, ekipi kombëtar i vajzave të SHBA-së ka qenë duke thyer rekorde vazhdimisht, prej vendosjes së rekordit për fitoren më të thellë në histori të Kupës së Botës, golit më të shpejtë në histori të Kupës së Botës së vajzave dhe rekordi i golave të shënuara nga Alex Morgani për ta mbyllur fazën e grupeve në mënyrë të përsosur.

Me fitoren kundër Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës së vajzave, që po zhvillohet në Francë, skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bë skuadra me më së shumti fitore radhazi.

KOMENTE