Tifo grupi “Skifterat” po e shënojnë 20 vjetorin e themelimit, ndërkohë që tashmë ndodhen në natën finale të festës.
Aktivitetet e shumta do të përfundojnë me një koncert madhëshor në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petrit” me fillim nga ora 20:00.
Por, paraprakisht tifo grupi ‘kuqebardh’ është përkujdesur për një ‘pyro-show’ spektakolar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Qindra mjete piroteknie ishin ndezur rreth e rreth fushës së blertë, ndërkohë që në mesin e fushës ishte krijuar numri 20, duke simbolizuar 20 vjetorin e themelimit.