Skender Hoxha nga sot i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kështu ka bërë me dije, Nazim Gagica kryetar i AAK-së, dega në Gjilan, sipas të cilit, në rrethana okupimi kur gjithçka ishte e cenzuruar, Skenderi me kolegët sportistë e mbajtën gjallë frymën e lëvizjes për liri.
“Pas luftës, Skenderi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në rikthimin e futbollit gjilanas. Është për çdo lëvdatë puna e tij profesionale e cila ishte vlerësuar nga shumë klube të Kosovës e në veçanti atyre të Anamoravës, i cili për plot 33 vite ishte kryetar i gjyqtarëve të Anamoravës”, ka thënë tutje Gagica.
Sipas tij, njerëz si Skenderi janë vlerë e shtuar në Aleancë dhe mundësi shtesë për përmirësimin e kushteve për sportin dhe për sportistët.
“Aleanca ka hapur dyert e saja për të gjithë pa dallim, sepse mbetet subjekti më unik ne skenën politike në Kosovës dhe përtej saj. Aleanca mendon për secilën kategori të shoqërisë, prandaj ka gjithpërfshirje”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/