DYLON

Kryesuesi Maloku priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund

Kryesuesi Maloku priti në takim Ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, priti në takim Ambasadorin e Suedisë në Prishtinë, Jonas Westerlund.

Kryesuesi Maloku, me këtë rast, ia shprehu falënderimin e tij Ambasadorit Westerlund për mbështetjen që Ambasada suedeze në Prishtinë ka dhënë dhe është duke vazhduar të japë për sistemin prokurorial të Kosovës. Kjo mbështetje vlerësohet në kuadër të angazhimeve të rëndësishme për realizimin e objektivave dhe synimeve të sistemit prokurorial të Kosovës.

EkoHigjiena

Në takimin e sotëm, Kryesuesi Maloku dhe Ambasadori Westerlund, vunë theksin në mënyrë të veçantë në diskutimin për thellimin e bashkëpunimit për luftimin e dhunës në familje, krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përgjithësisht forcimit të sundimit të ligjit dhe rendit në Kosovë.

Nga ana tjetër, Ambasadori suedez, ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e deritashëm dhe partneritetin e vazhdueshëm, duke theksuar mbështetjen dhe gatishmërinë e institucionit dhe shtetit që përfaqëson për fuqizimin e mëtejshëm të sistemit prokurorial, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.