Zëdhënësi i misionit të BE-së në Kosovë Miguel Carvalo de Faria ka hedhur poshtë si krejtësisht të pabazuar spekulimet se në Kosovë ekzistojnë lista sekrete dhe aktakuza për rreth 3000 serbë që do të arrestohen nga EULEX-i.”Këta janë zëra që shpiken kryesisht në veri, por ata thjesht nuk janë të vërtetë”, ka deklaruar Faria në një intervistë për gazetën serbe ”Politika” transmeton indeksonline.
Duke përsëritur se nuk ka kurrfarë listash sekrete, ai ka thënë se po zhvillohen procedura ndaj serbëve që eventualisht kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e vitit 2011,transmeton Koha.net, porse, ka shtuar, se pa u zhvilluar të gjitha hetimet nuk mund të japë ndonjë detaj, transmeton koha.
I pyetur rreth paralajmërimit të serbëve të Zubin Potoku se do të ndërprenë bashkëpunimin me EULEX-in nëse serbëve të arrestuar nuk iu lejohet mbrojtja në liri, Faria është përgjigjur: “Është dëshpërues fakti se sa herë që fillon ndonjë procedurë gjyqësore, dalin kërcënimet se do të ndërpritet bashkëpunimi me EULEX-in”