Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), filloi aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, i cili do të vazhdojë për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.
Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.
Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit. Sipas menaxherit për marketing të QKTGJK-së, zoti Fadil Mahmuti, interesimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së, është tejet i madh. Që në ditën e parë, këtij aksioni i janë përgjigjur mbi 30 pjesëtarë të MFSK-së.
FSK-ja, tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksioneve humanitar për dhurimin e gjakut, me moton; një pikë gjak për shpëtimin e një jete, thotë dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK.
Aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, që nga dita e sotme, do të vazhdojë edhe për dy javë rresht në të gjitha kazermat e FSK-së.