Gjilani e ka ruajtur klimën e mirë politike edhe gjatë procesit zgjedhor që në ktë komunë ishte i stërzgjatur, pathënë kreu komunal i Gjilanit, Qemajl Mustafa, që njëherësh është edhe kryesues i KKSB-së, organizëm ky që përbëhet edhe nga përfaqësues të PK-së, KFOR-it, FSK-së, përfaqësues të komuniteteve dhe bashkësive vendore,
Mustafa ka thënë se në Gjilan, procesi zgjedhor zgjati më tepër se në çdo komunë tjetër, por shoqëria e këtushme arriti ta kalojë me sukses edhe këtë test të demokracisë, dhe për këtë , sipas tij, meritor janë të gjithë faktorët, të cilët kanë kontribuar në mbarëvajtjen e procesit dhe ruajtjen e klimës së përgjithshme politike dhe të sigurisë.
Për më tepër, Mustafa u shpreh se procesi zgjedhor në këtë anë ishte zgjatë ende, duke përmendur komunën e re të Parteshit, ku dalje në zgjedhje e serbëve lokalë ishte e kënaqshme, pavarësisht ndikimeve nga Beogradi dhe strukturat paralele.
“Me rikthimin në vendet e punës, që ka ndodhur më herët dhe tani me dalje në zgjedhje, serbët e kësaj ane dëshmuan përfundimisht se duan të integrohen në shoqërinë dhe institucionet kosovare”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa kapiteni i PK-së, Ridvan Xhemailit, ushtrues i detyrës së komandantit të Stacionit Policor në Gjilan, tha se në gjashtë mujorin e pare të këtij viti, ka pasur një rënie të ndjeshme të krimit dhe rasteve tjera të rënda.
Ai ka potencuar një mori planesh operative të cilat po i ndërmerr policia në vazhdën e luftimit të krimit, zbatimit të ligjit dhe ruajtjen e rendit dhe se sipas tij, ato po japin rezultate pozitive.
“Gjatë periudhe gjashtëmujore, në stacionin e policisë janë raportuar 1.303 raste të ndryshme, ndërsa me urdhëresë të gjykatave janë arrestuar 1.277 persona, ndërsa janë ndaluar 173 persona”, ka thënë Xhemaili.
Ai tha se policia është gjithnjë e gatshme për luftimin e krimit dhe se në këtë drejtim kërkon bashkëpunim, për ta zvogëluar edhe më numrin e akteve kriminale../2lonline/