Me rastin e 7-marsit, Ditës së Mësuesit, Begzad Sinani, kryetari i Komunës së Kamenicës, i ka uruar mësimëdhënësit për këtë ditë të shënuar.
Ja urimi i kreut të Kamenicës, Begzad Sinani
Më lejoni që në këtë ditë të shënuar për ju dhe për të gjithë kombin, t’iu shprehi urimet më të sinqerta për misionin tuaj fisnik dhe të pazëvendësueshëm.
Kjo ditë nuk shënon vetëm fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, por mbi të gjitha simbolizon devotshmërinë, përkushtimin dhe sakrificën e mësimdhënësve shqiptarë, gjuha është emblema njohëse e identitetit dhe kulturës së një populli,
Falë angazhimit dhe përkushtimit tuaj ne sot mburremi me të kaluarën dhe të sotmen, si dhe ecim të sigurt drejt së ardhmes.
Urime 7 marsi Dita e Mësuesit, dita që shënon përkushtimin për dije dhe sakrificat për liri dhe shtet të pavarur, festa e cila shpalos të vërtetën se historia e rrugëtimit tonë si popull nuk do të kishte kuptim pa kontributin tuaj.