DYLON

Haziri: Mësuesit janë njerëzit më të dashur për ne

Mësuesit
Avatar photo Redaksia

Në organizim të Drejtorisë Komunale e Arsimit, në Gjilan është mbajtur sot një manifestim kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtoresha e DKA-së, Shqipe Kastrati si dhe arsimtarë e veteranë të shumtëtë arsimit.

Në fjalën e tij të rastit për këtë ditë, kryetari LutfiHaziri, ka thënë se mësuesit janë shtylla kryesore e një shteti dhe e ardhmja më e sigurt e një vendi. Arsimi është ai që krijon e që ndërton personalitete e autoritete, njerëz e kapital njerëzor që është faktori kryesor i çdo gjëje që arrin një popull.

Për më tepër, Haziri ka thënë se e ardhmja e një fëmijë varet nga dy njerëz në botë, nga nëna në shtëpi dhe nga mësuesi në shkollë. Të dy këta kanë ndikim të jashtëzakonshëm në formimin e karakterit dhe personalitetit të një fëmije.

EkoHigjiena

Duke shfrytëzuar këtë ditë, kryetari Haziri ka falënderuar të gjithë mësimdhënësit të cilët janë pensionuar ndërmjet dy festave, duke thënë se arsimtarët janë e vetmja kategori që kur vije kjo ditë, ndahen me lot nga nxënësit dhe nga procesi mësimor.

Haziri ka përmendur edhe rezultatet e veçanta të nxënësve të Gjilanit, të cilët kësaj komune i kanë sjellë medalje e mirënjohje nga gara të ndryshme, me dëshirë që rreshti i këtyre nxënësve shembullorë, të jetë edhe më i gjatë në të ardhmen.

“Për t`i përkrahur nxënësit e suksesshëm, ne kemi krijuar edhe Fondin e Ekselencës, i cili do të jetë mbështetje e madhe për talentet e reja, në të gjitha kategoritë”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, Shqipe Kastrati, drejtoreshë e Arsimit, duke i bërë një vështrim rrugës së gjatë të shkollës shqipe, ka thënë se mësuesit tanë kanë kaluar nëpër sfida të shumta, por gjithmonë kanë dalë fitues.

Kurse sa i përket gjendjes së tashme, ajo ka nënvizuar faktin se në Gjilan, arsimi ka shënuar arritje të mëdha në periudhën e qeverisjes së Lutfi Hazirit.

Për nder të këtij përvjetori të shkollës shqipe, Komuna e Gjilanit ka nderuar me mirënjohje të gjithë mësuesit e pensionuar gjatë një viti, përfshirë edhe drejtorin e Arsimit, Nazmi Musa, të cilit mirënjohjen ia ka dorëzuar kryetari Lutfi Haziri.

Për pjesëmarrësit në këtë manifestim, është shfaqur edhe një program muzikor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.