(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, mori pjesë në takimin e grupit të grave të kësaj komune, ku kryetarja Besa Krasniqi, raportoi për punën dhe aktivitetet e zhvilluara në vitin e kaluar. Të pranishmet ishin, delegatet e Kuvendit, ekipi komunal i OSBE-së, etj.
E, për këtë takim edhe është plasuar një informatë në faqen zyrtare të komunës (shih: Takimi i kryetarit Sinani me grupin e grave të komunës së Kamenicës ), por se kjo informatë nuk i ka pëlqyer Besa Krasniqit (LDK), e cila ka reaguar në lidhje me këtë duke e vlerësuar se informata nuk është hartuar profesionalisht dhe nuk pasqyron realen e atij takimi.
Përndryshe, sipas informacionit të komunës, përgjatë këtij takimi kryetari Sinani shprehu gatishmërinë duke thënë se Grupi i Grave do ta ketë përkrahjen e tij dhe do të vazhdoj me mbështetjen për grupin, në mënyrë që gruaja ti realizoj të drejtat e saja .
“Ju do të punoni në gjitha sferat, ato gra që kanë mbetur jashtë institucioneve dinë të punojnë, ne do të hapim mundësi tjera për to. Ato projekte që kanë mbetur në vitin 2009 do t’i vazhdojnë edhe më tutje. Faza e parë e përgatitjeve për ti dhënë kaheje këtij qëllimi mendoj se është arrit”ka thënë Sinani.
Sipas informacionit n fjalë, kryetarja e grupit të grave Besa Krasniqi, raportoi për projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013. Sipas saj buxheti për grupin e grave në vitin e kaluar ka qenë 5 mijë euro, ndërsa për vitin 2014 ajo u rrit në 20 mijë euro.
Ajo tha se komuna e Kamenicës ka participuar në blerjen e aparatit të mamografisë, si dhe ka pasur organizime të tjera me gratë, si me rastin e Ditës së gruas 8 marsit. “Kemi shpërnda dhurata nga 50 euro grave të varfra, kem pasur edhe aktivitete të tjera me grupin e grave të Vitisë e ato të Ferizajt”ka thënë ajo.
Teuta Kastrati zyrtare për barazi gjinore, falënderoi kryetarin për gatishmërinë që po e tregon për mbështetjen për grupin e grave të komunës.
Ndërkaq, këtyre ditëve kryetares së tanishme Besa Krasniqi i përfundon mandati, ndërsa zgjedhja e kryetares së grupit të grave do të bëhet së shpejti .
Ekipi komunal i OSBE-së, sugjeroi që zgjedhja e kryetares së grupit të grave të realizohet duke e zbatuar rregulloren komunale .
Por, me këtë informacion zyrtarë të komunës nuk është pajtuar Besa Krasniqi e cila është shprehur se është bërë lëmsh në Komunën e Kamenicës.
“Lëmsh tani në Komunën e Kamenicës nuk po dihet kush është e kush s’është…! Sapo lexova një informatë në Faqën e Komunës se Kamenicës ku mendohet se kane dashtë me dhënë Informatë ,e që dëshmon se shkrimi nuk i përmbush as një kriter si informatë rreth takimit të Grupit të Grave të Kamenicës”, ka thënë për “Radio 24”, Besa Hoxha-Krasniqi, anëtare e Kuvendit të Komunës nga radhët e LDK-së
Ajo thotë se nuk e di kush e ka bërë këtë informatë për takimin e Grupit të Grave të Kamenicës, por ky informacion sipas saj, është shumë I cekët sa që nuk I përmbush kriteret e një shkrimi të thjeshtë e aq më pak për një Informatë në faqen e Komunës.
“Përveç që nuk ka profesionalizëm ka edhe shtrembërim në informatë ku përmenden projektet dhe puna e Grupit te Grave te Kamenicës ! Thjesht një informatë sa për sy e faqe, e jo korrekt”, thotë Krasniqi. /2lonline/