/2L ONLINE/ – Ka filluar projekti i parë në regjion për energji alternative me erë nga Kompania “ AIR Energy – Guris” në majën e Kitkës (Komuna e Kamenicës) 1158 metra lartësi. Kryetari i Komunës, Begzad Sinani me bashkëpuntorë, ka vizituar fazën e fillimit të punimeve të këtij projekti ai tha se si komunë me qeverisjen e mirë që po bëjnë kanë krijuar imazh dhe mundësi të mirë për investitorët që kanë kapital për të investuar në komunën e Kamenicës.
“Kuvendi Komunal, drejtoria e Urbanizmit dhe për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë profesionale, prandaj sot ndihem jashtëzakonisht mirë që në komunën tonë po punohet në projektin 45 milion euro investime në prodhimin e energjisë alternative me erë 33 MW , nga ky projekt do të përfitojnë qytetarët tanë dhe komuna e jonë në përgjithësi” ka thënë Sinani.
Zeqë Shamolli përfaqësues nga kompania Air Energy –Guris tha se projekti ka filluar dhe punët po shkojnë sipas planit dinamik ky projekt i ka kalu të gjitha fazat e testimit dhe ka dhënë rezultate shumë të mira në prodhimit e energjisë aktualisht kemi 60 punëtorë që janë duke punuar, vlera e këtij projekti është 45 milion euro dhe parashihet të përmbyllet mbrenda 15-18 muajve”.
Kompania turke Guris është e përfshirë në gjithë botën ka 600 MW në Turqi , 400 MW jashtë Turqisë dhe në Komunën e Kamenicës 33 MW energji dhe parashihet të punësohen deri në 20 puntorë me kontrata të përhershme pas përfundimit të projektit. /2L ONLINE/