/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka sjellë në kujtesë 19 dhjetorin e para tri viteve kur ai mori postin e të parit të komunës. “Sot tri vite më parë zyrtarisht pranova mandatin si kryetar Komune. Duke qenë gjithëmonë mirënjohës dhe falenderues qytetarëve për besimin e dhënë ne me përkushtim të lartë si qeverisje lokale jemi në vazhdën e aktiviteteve të qeverisjes komunale për realizimin dhe implementimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës sonë, kemi arritur të realizojmë një numër të madhë të projekteve infrastrukturore me qëllim lehtësimin e jetës dhe aktivitetit të qytetarëve tanë ka thënë Sinani.
Ja postimi i plotë:
19.12.2016 – Kamenicë
Zyra e Kryetarit,
Sot tri vite më parë zyrtarisht pranova mandatin si kryetar Komune. Duke qenë gjithëmonë mirënjohës dhe falenderues qytetarëve për besimin e dhënë ne me përkushtim të lartë si qeverisje lokale jemi në vazhdën e aktiviteteve të qeverisjes komunale për realizimin dhe implementimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës sonë, kemi arritur të realizojmë një numër të madhë të projekteve infrastrukturore me qëllim lehtësimin e jetës dhe aktivitetit të qytetarëve tanë.
Gjithësesi, jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me dinamizmin e punëve në teren deri në realizimin e premtimit të fundit dhënë qytetarëve tanë, por duhet theksuar se gjatë kësaj qeverisje kemi realizuar rreth 150 projekte infrastrukturore ose krahasuar në kontekstin kohorë i bie që cdo shtatë (7) ditë kemi realizuar nga një projekt. Këtë standart të cilin e kemi arritur, jemi duke u përpjekur që ta ruajmë edhe më tutje.
Të dashur qytetarë nga takimet me përfaqësues të Qeverisë së Republikës Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë kemi biseduar që tani duhet të fillohet me fazën e dytë të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe atë duke kaluar nga investimet infrastrukturore, në investimet për zhvillimin ekonomik dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, si e vetmja mundësi për jetë të dinjitetshme, të sigurtë dhe prosperuese në shtetin e ri të Kosovës.
Së bashku do të vazhdojmë drejtë objektivave të reja dhe të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të komunës tonë.
U R I M E !