DYLON

QKMF-ja në Viti pranon një donacion nga LMT- KFOR Regjimenti i Jugut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, konkretisht shërbimi emergjent ka pranuar sot një donacion nga LMT- KFOR Regjimenti i Jugut. Në kuadër të këtij donacioni ndër tjerash janë dorëzuar disa pajisje të cilat do të ju shërbejnë pacientëve të shërbimit emergjent në Viti, si një EKG, defibrilator dhe inhalator.

Dorëzimin e këtij donacioni e kanë bërë vetë ushtarët e KFOR-it në krye me Komandantin e Regjimentit Jugor, kurse në ceremoninë e pranimit të tyre pos Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu ishin të pranishëm edhe mjekë vitias. Ky donacion ka ardhur pas një bashkëpunimi në mes QKMF-së dhe KFOR-it. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.