/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive përkatëse angazhim shtesë dhe efikasitet në kryerjen e të gjitha projekteve. Madje ai këtë e ka afatizuar në kohë duke kërkuar që kjo të bëhet deri më 10 dhjetor të këtij viti.
Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve është diskutuar për projektet në terren, për punët e kryera dhe në proces duke filluar nga përfundimi i objektit të Komunës, palestra e sporteve, parku i qytetit, asfaltimi i rrugëve lokale në Koperrnicë, rrugët në Lagjen Malësia, kanalizimi në Lagjen Malësia dhe Roganë, mbulimi i gropave me asfalt në Lagjen Malësia dhe QKMF, fusha e sportit në Lagjen Malësia, pjesa nga DEMOS në vlerë prej 44 000 €, ndërrimi i kulmit i ndërtesës në qendër të qytetit, asfaltimi i platos së ndërtesës në qendër të qytetit për parkim të automjeteve, rregullimi i trotuarit nga objekti i policisë deri te objekti i drejtorisë së qeshtjeve sociale, rregullimi i parkut në fshatin Hodonoc dhe Muqiverc, zgjidhja e problemit të pompës së benzinës në qendër të qytetit, ashensori në banesën në qendër, intervenimi në disa rrugë lokale në Komunën e Kamenicës, trafoja për objektin e komunës nga KEDS, grupi punues për përgatitjen e debatit publik me qytetarë që do të mbahet në dhjetor 2016 dhe kërkesa tjera të qytetarëve.
Përndryshe kreu i Kamenicës Begzad Sinani ka thënë se publiku duhet të informohet se të gjitha këto punë duhet të përfundojnë deri më 10 dhjetor 2016. “Uroj që Drejtorët e Drejtorive dhe stafi të jetë aktiv dhe efikas që të gjitha këto aktivitete duhen të kryhen me kohë”, ka thënë ai. /2L ONLINE/