Organizuar nga shoqata “Kosova për Sanxhakun”, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe të Sporteve. Simpoziumi shkencor, “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri”, do të mbahet më 8 shtator, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, duke filluar në ora 9.00. Simpoziumi do të jetë në dy sesione, paradite dhe pasdite,
Simpozium: Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri, synon të prezantoj gjendjen e këngës epike sot dhe në të kaluarën. Hulumtuesit do të referojnë hulumtimet e tyre për pasardhësit e lahutarëve të njohur Avdullah Zeneli (Avdo Megjedoviq), Salih Uglla (Uglanin), dhe të tjerëve.
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhitën ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut siç ishin Avdullah Zeneli (Avdo Megjedoviq), Salih Uglla (Uglanin), Murat agë Kurtagaj (Kurtagić), Husë Qorri Husoviq (Ćor Huso Husović), Ashir Qorraj (Ćorović), Kasum Rebronja, Xhemajl Arnauti (Arnautoviq), Ibro Musiqi, Xhyl Bahu (Bahović) etj. Në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, Milman Parry ka koleksionin e vet me këngë të viteve ’30, kryesisht të letërsisë gojore të traditës myslimane-boshnjake dhe shqiptare.
Simpoziumi do të tuboj hulumtues nga të gjitha Universitet dhe institutet prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët me hulumtimet e tyre do të ndriçojnë këngën epike shqiptare në Sanxhak , me theks të veçantë ndriçimin dhe përmirësimin e gabimeve që janë bërë në të kaluarën. Nga universiteti i Varshavës do të merr pjesë Prof. Dr. Rigels Halili, prof. Nikolla Skaldaferri nga Universiteti i Milanos. Nga Universiteti I Tiranës Dr. Shefqet Hoxha dhe Dr. Izet Duraku, Prof. Dr. Hamit Xhaferi nga Universiteti i Tetovës. Nga Universiteti i Novi pazarit Prof Dr, Rexhep Shkrijel, Nga Gjermania Dr. Harun Crnovshanin. Nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prof. dr. Zymer Neziti, Porf Dr. Adem Zejnullahu, prof Dr, Faik Shkodra, Prof. Dr, Rexhep Doçi, Prof. Dr. Mazllum Baraliu etj.
Projekti do të ndikoj në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar më të kaluarën kulturës dhe traditën e popullit shqiptarë në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe më gjerë. Rolin e këngës epike në ruajtjen historisë kombëtare. Hulumtimet që do të prezantohen në këtë simpozium do të botohen. Kontributi i simpoziumit do të jetë i madh për shkencën në përgjithësi sidomos në shkencën e albanologjisë.
Simpoziumi do të sjellë studiues nga shumë universitete prestigjioze dhe do të tubojë njohësit më të shquar të epikologjisë, kjo do të jetë një ngjarje që do të zgjojë interesim të madh edhe të publikut dhe të studentëve tanë në përgjithësi nga trojet shqiptare e edhe me gjerë. Simpoziumi do të ndikoj në masë të duhur te studentët e aktual dhe te ata që vijnë që të merren me këtë lami shkencore, e cila jep kontribut të madh të ngritjes së vetëdijes kombëtare te viset shqiptare që janë pothuajse të asimiluara.
Ne përveç që presim se do ti ndiqni punime e simpoziumit, shpresojmë shumë se ju media të respektuara do të na mundësoni që paraprakisht me shkrimet, përkatësisht nëpërmjet emisioneve të juaja televizive të ta njoftojmë opinionin e gjerë rreth kësaj ngjarje.
Këshilli Organizues:
Prof .Dr, Zymer Neziri
Prof. Dr. Mazllum Baraliu.
Mr. Ismet Azizi