Kreu i Komunës s ëGjilanit, Alban Hysnei ka postuar në profilin e tij në facebook, lajmin për sigurimin e ujit të pijshëm për banorët në Verbicë të Kmetocit.
Siç KA BëRë ME DIJE, Hidromorava, tani më është bërë edhe përurimi i ujësjellësit në Verbicë të Kmetocit, fshat ky i komunës së Gjilanit.
Përndryshe, ja postimi I plotë i kryetarit Hyseni:
Sigurohet uji i pijshëm për banorët në Verbicë të Kmetocit
Ka përfunduar projekti i ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në fshatin Verbicë e Kmetocit realizuar nga Komuna në bashkëfinancim me Qeverinë Zvicerane.
Projekti përfshin:
- ndërtimin e stacionit te pompimit me kapacitet 60 m³
- ndërtimin e rezervuarit mbledhës me kapacitet 100,000 litra dhe
- shtrirjen e rrjetit në gjatësi rreth 4500 metra për 120 shtëpi
Ky projekt zgjidh problemin e kamotshëm të banorëve te fshatit Verbicë.