Kampionia kosovare e basketbollit, Sigal Prishtina, takohet me Legia Waszawan në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit luhet menjëherë të premten në Varshavë.
Kur Prishtina u themelua si klub, Legia Warszawa ishte në ditët më të mira të tij si klub i basketbollit.
Kthimi i Legias, dikur klub i famshëm polak i basketbollit, në skenën evropiane do të bëhet të martën mbrëma (20:00) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë
Fituesi i këtij dueli në raundin e dytë kualifikues takohet me skuadrën e madhe ruse, Nizhny Novgorod.