Sigal Prishtina pret Pejën. Jo më në ndonjë ndeshje të elitës së basketbollit kosovar, por në një garë ndërkombëtare. Diçka e re, por që pritet të shijohet pikërisht një ditë para festës kombëtare të 28 Nëntorit. Të mërkurën (sot) dy skuadrat më cilësore të momentit në Kosovë do t’i matin forcat e tyre në kuadër të Ligës Ballkanike (BIBL).
E trajnerët e të dyja skuadrave janë shprehur të matur në deklaratat e tyre. Turku, Ceyhun Cabadak i prishtinasve ka theksuar se përkundër faktit se Peja ende nuk ka shënuar fitore në Ligën Ballkanike, përballja me ta do të jetë mjaft e vështirë për skuadrën e tij, shkruan Arena.
“Së pari, është fakt që Peja nuk e ka fituar asnjë ndeshje në Ligën Ballkanike, por dihet që ata kishin një orar mjaft të vështirë të ndeshjeve. Ata kanë luajtur dy lojë jashtë Kosovës dhe lojën e luajtur si vendas kundër Levskit nuk kishin fat dhe e humbën në fund. Sido që të jetë, rezultat e tyre nuk janë diçka që ne jemi të fokusuar. Kjo lojë zhvillohet në shtëpinë tonë dhe qëllimi ynë është që të mos humbim asnjë lojë të luajtur në Prishtinë. Po ashtu, loja kundër Pejës është derbi dhe këto lojë janë gjithmonë të vështira të parashikohen”, u shpreh Cabadak…/orainfo/