Ja disa mënyra interesante, me të cilat fëmija mund të motivohet për lexim.
-Leximi i prindërve bashkë me fëmijën
Leximi i përbashkët është ndër mënyrat më të mira për ta bërë fëmijën të interesohet për librat. Provojeni t’i thoni “unë do ta lexoj një faqe, pastaj do ta vazhdosh ti”.
-Imitimi i personazheve
Shumë nëna këshillojnë se leximi rreth karaktereve, të cilët fëmijët mund t’i imitojnë, është një karrem i shkëlqyeshëm.
-Ku mund të lexohet?
Fëmijët është mirë të lexojnë në këndet, ku ata studiojnë dhe ku bëjnë detyrat, por edhe mjediset e qeta dhe të freskëta të shtëpisë janë motivuese.
-Kur duhet të fillojë të lexojë fëmija?
Fëmijët, që në moshën 1 vjeçare, shfaqin interes të madh për librat me figura. Me kalimin e viteve duhet shtuar sasia dhe cilësia e librave. Fëmija duhet të lexojë në çdo kohë, sipas regjimit dhe planifikimit ditor.