DYLON

VV: Thaçi e Jahjaga nuk bëzajnë për dhunën ndaj shqiptarëve në Serbi

Avatar photo Redaksia

Në Lëvizjen VETËVENDOSJE! thonë po përcjellin me vëmendje të plotë reagimet dhe zhvillimet e ngjarjeve pas lojës Shqipëri-Serbi që ndodhën në fillim të kësaj jave. Me shqetësim po marrim lajme për sulmet ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi. Këto sulme që nuk janë risi e kësaj jave, por që ndodhin në baza ditore, e në mënyrë sistematike kundër bashkëkombasve tanë, nuk kanë gjetur kurrë as reagim institucional e as joformal qoftë nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga qoftë nga Qeveria e Republikës së Kosovës .

Përderisa Qeveria në ikje me nënshtrim të plotë ka marrë pjesë në një dialog të pabarabartë me Serbinë, ajo dhe përfaqësuesit e saj në asnjë moment nuk i kanë dalë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

EkoHigjiena

Përveç masave konkrete, as edhe një letër e vetme proteste nuk i është dërguar Serbisë për incidentet e shumta që kanë ngjarë ndaj shqiptarëve atje. Kështu po ndodh edhe sot.

Është detyrë e secilës Qeveri, madje edhe asaj që është në ikje, të reagojë për të mbrojtur të drejtat e bashkëkombasve të saj kudo që jetojnë. Paaftësia për të reaguar dhe për të kërkuar mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetin e shqiptarëve, i legjitimon si të drejta aktet vandale ndaj tyre.

Qeveria e skaduar që nuk i kursen ditët e numëruara për të nënshkruan kontrata gjysmë miliardëshe për autostrada, për të keqpërdorë buxhetin për privilegje personale, po vazhdon të jetë e heshtur përballë sulmeve të paramenduara fashiste e raciste ndaj popullatës shqiptare.

Po ashtu asnjë reagim nuk po vjen nga Presidentja Jahjaga, roli i të cilës është drejtimi i politikës së jashtme të Republikës tonë. Teksa çdo ditë flitet në forume vendore e ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave kudo në botë është e patolerueshme heshtja përballë cenimit ekstrem të shqiptarëve në Serbi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.