Ja disa mënyra natyrale që qetësojnë dhimbjet e fëmijëve: Kosi është i pasur me proteina dhe është freskues. Ai do të qetësojë dhimbjet e fëmijës dhe do t’i freskojë mishrat që duken gjithmonë të përflakur. Çaj kamomili: lagni një napë të pastër me çaj kamomili dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Me napën lyejini fëmijës mishrat e dhëmbëve. Kamomili ka veti qetësuese dhe anti-inflamatore.
Rrush i ftohtë: merrni disa kokrra rrushi, pritini në gjysmë dhe vendosini për pak minuta në frigorifer. Me rrushin fërkoni mishërat e dhëmbëve. Rrushi përmban resveratrol, një kompleks natyral anti-inflamator që qetëson dhimbjet dhe lehtëson simptomat.