Gërhitja është e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund sjell jo pak probleme për shëndetin.Mund të përmendim obezitetin dhe shtatzaninë të cilët ndikojnë në trashjen e indit mukozal në hundë dhe gojë.
Faktorët gjenetike gjithashtu mund të shkaktojnë gërhitje duke përfshirë këtu tonsila (bajame) të zmadhuara, adenoide (mish i huaj në hundë) të zmadhuara, uvula ose qielleza e zgjatur.
Gjithçka që bllokon frymëmarrjen me hundë mund të shkaktojë gërhitje, pershembull: alergjitë, gripi ose deformimet e septumit nazal.
Alkooli, duhani apo disa lloje medikamentesh (kryesisht sedativet) të cilët shkaktojnë relaksim të muskulaturës çojnë në gërhitje. Plakja gjithashtu ndikon në relaksim të muskulaturës.
Fillimisht ndryshojmë mënyrën e jetesës duke shmangur të gjithë shkaktarët e lartpërmendur.
Trajtimi medikamentoz si dekongjestionantet nazale, kortizoniket nazale dhe antihistaminiket oralë përdoren në rastet e bllokimit të frymëmarrjes me hundë.
Pajisjet kundër gërhitjes janë një tjetër alternativë trajtimi e gërhitjes. Kirurgjia mbetet alternativa e fundit për trajtimin e gërhitjes kur të gjitha mënyrat e tjera të trajtimit kanë dështuar.