Ushtrimet fizike janë të mahnitshme për ta rritur disponimin dhe për ta larguar mendjen nga gjërat e këqija. Në fakt, disa doktorë ua përshkruajnë pacientëve ushtrimet fizike si pjesë e trajtimit të depresionit.
Sidoqoftë, si ndikojnë saktësisht ushtrimet fizike në shëndetin mendor?
Ushtrimet fizike lirojnë endorfinë
Është fakt i njohur mirë se ushtrimet fizike lirojnë kimikale të quajtura endorfine. Këto kimikale e rrisin disponimin dhe ju bëjnë të ndiheni mirë.
E lehtësojnë stresin dhe tensionin
Ushtrimet fizike mund të jenë në veçanti të mira për ta larguar stresin dhe tensionin që ndërlidhet me ankthin.
E përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin
Ushtrimet e rregullta fizike e rrisin lirimin e kimikaleve si dopamina dhe serotonina, të cilat e përmirësojnë përqendrimin dhe e rrisin motivimin.
Ushtrimet fizike e rrisin vetëbesimin
Përmirësimet në trup dhe në formë të trupit normalisht se ju ndihmojnë të keni më shumë vetëbesim.
E përmirësojnë cilësinë e gjumit
Ne jetojmë në një botë ku rregullisht ankohemi se jemi të lodhur. Megjithatë, një stërvitje e mirë do t’ju bëjë më të lodhur fizikisht, e që pastaj ju ndihmon të flini më mirë dhe të pushoni më shumë.