(2L ONLINE) – Policia e Kosovës në Gjilan është informuar përmes telefonit për një incident që kishte ndodhur në malet e fshatit Shurdhan të komunës së Gjilanit. Me këtë rast, sipas policisë, njësitet reaguese të policisë nga Zhegra dhe Gjilani me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se viktima H. R. (55) së bashku me dy persona tjerë kishte shkuar në mal në fshatin Shurdhan për të bartur dru me traktorin “Fiat 4X4”, e gjersa ishin duke ngarkuar drutë traktori kishte lëvizur nga vendi ku ishte i ndalur, në një vend të pjerrtë duke u përmbysur ku njëri nga viktimat kishte mbetur nën traktor.
“Dy personat që ishin me të kanë arritur që nga traktori ta nxjerrin viktimën me qëllim që t’i afrojnë ndihmë ku edhe kishte ardhur ndihma e parë mjekësore por mjekët nuk kanë pasur mundësi t’i japin kurrfarë ndihme vetëm se kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Hashani.
Sipas itj, ne vendin e ngjarjes përveç njësive patrullues kanë dalë edhe njësiti i hetimeve të stacionit si dhe prokurori i shtetit, cili ka urdhëruar që viktima të dërgohet në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë .
Rasti iniciohet për hetime të mëtutjeshëm në njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor të Gjilanit. /2L ONLINE/
/fotoilustirm/