“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit Sami Kurteshi, në ecurinë e takimeve, ka takuar punëtorët e arsimit, nga ku paraqiti programin qeverisës për fushën e arsimit”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Takimi me punëtorët dhe veteranët e arsimit kaloi në frymën e mirëkuptimit e mirëbesimit, duke theksuar rolin e rëndësishëm që arsimi ka në jetën tonë. U konstatua se gjendja e arsimit nuk është në anën e saj më të mirë, dhe duhen intervenime të menjëhershme.
“Kryetari i ardhshëm Sami Kurteshi, theksoi se arsimi mbetet prioritet mbi prioritete për qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai premtoi shujta për fëmijët e shkollave fillore, kënde leximi në çdo shkollë dhe se punësimet në arsim do të bëhen me kriteret më të larta”, thuhet në komunikatë.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje