(2LONLINE) – Kuvendi Komunal i Gjilanit përveç që zgjodhi sot kryesuesen që kët ëbesim e mori valentina Bunjaku – Rexhepi, ka miratuar edhe orarin e punës për vitin 2014, numrin e Komiteteve si dhe kanë miratuar vendimin për emërimin e komisionit statutar si dhe akteve të tjera normative.
Kurse propozim-vendimi për miratimin e nismës së kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës, u shty për një seancë tjetër, me kërkesën e opozitës (PDK).
Ndërkaq, Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, duke u ndërlidhur me kërkesën e opozitës (PDK) për heqjen nga rendi ditës i propozimit për ndryshimin e statutit të Komunës, meqë nuk kanë marrë material për këtë pikë, ka thënë se qëllimi ynë kryesor është që të funksionalizojmë sa më parë Kuvendin Komunal dhe trupat e tij.
Ai ka thënë se në statutin e Komunës, pos që duhet të ndërrohet numri i anëtarëve të Kuvendit Komunal, meqë më nuk janë 41 si më parë, por 35 sish, do të ketë edhe thjeshtëzime tjera, por që nuk e prekin funksionimin e asamblesë. /2lonline/