Shkruan: Arsim Kastrati
Kosova nën sanksione nga ana e BE-së!
Kosovën e mban gjallë veç pak dashamirësi e AMERIKËS se, po të sillej edhe ajo si BE-ja, statusi i Kosovës shumë shpejtë do të kthehej në më pak se një autonomi në kuadër të Serbisë.
Sanksione mund të kemi edhe nga ana e Amerikës sepse hyzmetin atyre po ua bëjmë vetë. SEPSE VET NE PO I PRISHIM MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE TË SHTETIT TONË ME BE-NË DHE AMERIKËN, VET NE, VOTA JONË, HESHTJA JONË, QEVERIA JONË!!!
Kaq do të duhej të mjaftonte për DORËHEQJE dhe përgjegjësi sepse KOSOVA NUK MUND TË MBIJETOJË PA NDIHMËN E AMERIKËS sepse, arma jonë kryesore në përballje me SERBINË, RUSINË DHE KINËN është marrëdhënia jonë speciale me AMERIKËN.
Dhe kush e prishë këtë marrëdhënie e dëmton Kosovën, ia pret asaj damarin kryesor të jetës.
E opozita, ka qëndruar e po qëndron goxha indiferente, SKEJAVE, duke shpresuar se do të përfitojë në saje të gabimeve të qeverisë. Por jo, në këso rrethanash nuk përfiton askush, “the house is in fire” tha ambasadori Hovenier. Kështu përgjegjësia nuk të shfajëson por të përvëlon, të djegë krejtësisht!
Shtëpia është në flakë dhe nuk do të digjet vetëm qeveria por do të digjen të gjithë brenda saj, edhe opozita edhe populli.
QEVERI TEKNIKE TASH, MENJËHERË, DERI NË PËRFUNDIM TË DIALOGUT ME SERBINË!
Fati i Kosovës është tepër i rëndësishëm për tu lënë në dorë të vetëm një partie apo të një njeriu të vetëm. /2LONLINE/